Zbuloni dëshirat e fshehura të shenjave të horoskopit

  • November 09, 2018 17:00
  • Fun

Dëshirat e fshehura të secilës shenjë mesa duket janë zbuluar nga ekspertët që merren me këtë fushë.

Sipas intv.al këto janë dëshirat e fshehura që secila shenjë e horoskopit ka:

Dashi

Të bëhet një lider dhe të ketë gjëra të mëdha në jetën e tij

Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër.

Ambiciozë të mëdhenj!

Demi

Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës

Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë.

I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë.

Ah more dem sa shumë e dëshiron jetën e mirë!

Binjakët

Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja

Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme.

Kështu vazhdo binjak!

Gaforrja

Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të.

Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë.

E zgjuar je moj gaforre!

Luani

Vazhdimisht të respektohet dhe lavërohet.

Kjo është dëshira e fshehur e një luani, i cili dëshiron të jetë gjithmonë personi më i mirë.

Je njishi o luan!

Virgjëresha

Të marrë dhe japë vazhdimisht dashuri.

Virgjëresha është e fiksuar pas dashurisë dhe e dëshiron atë si ndonjë lëndë narkotike.

Kujt ia merrte mendja, moj virgjëreshë që paske kaq shumë dashuri?!

Peshorja

Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi

Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një peshore do ndihet shumë mirë.

Sa të mirë jeni ju peshoret!

Akrepi

Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëjë dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet.

Akprepët dëshirojnë shumë t’I bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim.

Sipas intv.al ata duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë.

Je pak i rrezikshëm o akrep!

Shigjetari

Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë

Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim.

Sa durim që ke o shigjetar!

Bricjapi

Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre

Një bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre.

Njihen si shenjë që punon fort.

E dimë o bricjap që je punëtorë!

Ujori

Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij

Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë.

Ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon.

Bravo të qoftë o ujor!

Peshqit

Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet
Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar.

Dëshira më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre.

Zgjohu nga ëndërrat o peshk i dashur!

Loading...