Vogëlushja në hall, pajisja e vjetër nuk e ka ekranin e ndjeshëm në prekje (Video)

  • September 25, 2017 14:08
  • Fun

E mësuar me pajisjet që kanë ekrane të ndjeshme në prekje, një vogëlushe nga Shtetet e Bashkuara nuk ia dilte në luante në Game Boy Color të vjetër.

Ajo as që provonte të shtypte butonat, por përpiqej me ngulm që të vepronte në pjesën e sipërme dhe priste që diçka të ndodhte, transmeton Telegrafi.

“Bija ime po provon të luajë me lodrën e vjetër, në botën e zhvillimeve më të mëdha teknologjike”, ka shkruar babai i saj lidhur me rastin.

Kjo pajisje e lansuar më 1989 nga Nintendo, ka qenë shumë e popullarizuar gjatë viteve të 90-ta, ndërsa është larguar nga prodhimi më 2010. /Telegrafi/