Struktura masive e vjetër më se 5 mijë vjet, zbulohet se ishte për çështje ceremoniale (Foto)

  • November 09, 2018 19:30
  • Fun

Shkencëtarët kanë gjetur në shkretëtirën e Atakamës, mbetjet e vjetra më se 5,000 vjet të asaj që besohet të jetë një hapësirë që është shfrytëzuar për çështje ceremoniale – një një prej zonave më të thata në botë.

Kompleksi i gurëve përmban disa prej shenjave dalluese, që janë shfrytëzuar në ceremoni mijëra vjet më parë si, koka shpezësh të praruara në ar, fletëza mekanizmash për bluarje që përdoreshin për ngjyra dhe barëra dehëse, pjesë të enëve dhe mbi 20 varre fëmijësh, transmeton Telegrafi.

Zbulimi në shkretëtirën e Kilit, po komentohet në bazë të një strukture masive të gjetur në afërsi, se kompleksi i ndërtuar në atë tokë të vrazhdë, i përkiste një komuniteti që merreshin me gjueti dhe e shfrytëzonin atë për ceremoni para mijëra vitesh.

Tulan-52 është emëruar kjo strukturë, e ndërtuar në tabanin e njelmët ndërsa ka funksionuar deri në vitin 360 Para Erës Sonë. Në afërsi ndodhet edhe një tjetër strukturë e quajtur Tulan-52, që besohet se daton afro dy mileniume më parë.

“Sa i përket Tulan-54, nuk ka shumë detaje dhe nuk mund të thuhet, se ka shërbyer për qështje ceremoniale” thuhet në hulumtimin shkencor.

Njëjtë nuk ndodhë edhe me strukturën tjetër, ku ka hapësirë të bollshme për pushim dhe zbavitje, si dhe mjete për përgaditje dhe konsum, se bashku me pjesë tjera.

Brenda saj janë disa dhoma, dhjetë vatra për ndejën e zjarrit, si dhe 38 varre fëmijësh, me shumë ornamente. Madje, në dy prej tyre janë gjetur figura ari, njëra prej të cilave në formën e kokës së zogut, me sy nga gurët e çmuar.

Hulumtimet shtesë që do bëhen në zonë, pritet të tregojnë nëse do të ketë edhe ndonjë elemente tjetër të lashtësisë. /Telegrafi/

Loading...