Porositi fustanin e tejdukshëm në internet, çmendet studentja kur sheh se çfarë i kishin sjellë

  • April 20, 2019 07:00
  • Fun

Një studente po njihet kudo në internet pas reagimit që bëri kur mori një porosi në shtëpi.

18-vjeçarja, Jodie Howard, studente nga Dublini, mbeti e shokuar kur i mbërriti në shtëpi një fustan që kishte porositur në internet.

Jodie e kishte porositur fustanin në dyqanin online Lux Noire dhe për të kishte paguar 33 euro përfshirë edhe transportin.

Por, studentja e kuptoi që diçka nuk shkonte mirë që në momentin që vuri re madhësinë e pakos.

Më pas ajo regjistroi një video ku nuk ndalte dot së qeshuri me fustanin qesharak që i kishte ardhur me postë.

Duke folur për Dublin Live, Jodie shpjegoi se ndonëse ajo ka bërë shpesh blerje në internet, kjo ishte hera e parë që produkti i porositur dilte zhgënjyes.

The post Porositi fustanin e tejdukshëm në internet, çmendet studentja kur sheh se çfarë i kishin sjellë appeared first on .

Loading...