Modelet rrezikojnë jetën duke pozuar para aeroplanit që nisej nga pista (Video)

  • July 17, 2017 18:36
  • Fun

Autoritetet e aviacionit në Rajasthan të Indisë, kanë nisur hetime rreth një rasti të drejtimit të rrezikshëm të aeroplanit të lehtë.

Fluturakja është ngritur nga pista, shumë afër nëntë modeleve që pozonin para kamerës, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se nga kush është angazhuar ky set fotografik, që ka mundur t’ju kushtojë atyre me jetë.

“Ishte gjëja më e çmendur që kam bërë”, ka thënë njëra prej pjesëmarrëseve.

Mirëpo, shikuesit kanë drejtuar kritika të mëdha drejt tyre, duke e konsideruar si të tepruar dhe të panevojshme. /Telegrafi/