Menduan se kishte sëmundje të pashërueshme, zbulohet se ishte mister medicional (Foto)

  • September 25, 2017 14:08
  • Fun

Mjekët e spitalit në Preston të Anglisë, kanë menduar se një burrë ishte i sëmurë rëndë, derisa nuk u zbulua lodra që e kishte përpirë kur ishte fëmijë.

Pacienti 47-vjeçar që nuk ndihej mirë për afro një vit, shkoi të kontrollohej vetëm kur gjendja e tij u përkeqësua, transmeton Telegrafi.

Koni lodër që iu gjet në mushkëri

Skanimi ka gjetur masën në mushkëritë e tij, që ka bërë të mendohet se ka kancer, pasi ai për tri dekada konsumonte edhe duhan.

Mirëpo, gjatë intervenimit u zbulua se kjo masë në sistemin e frymëmarrjes, ishte një kon i vogël nga seti i lodrave, që e kishte përpirë para 40 vitesh.

Rasti është konsideruar si mister medicional, për kohën e gjatë të qëndrimit të një objekti të huaj në trup, pa shfaqur asnjë simptomë. /Telegrafi/