Karrigia me rrota e Stephen Hawking shitet për gati 400 mijë dollarë

  • November 09, 2018 15:30
  • Fun

Karrigia me rrota, e përdorur nga fizikanti Stephen Hawking, u shit në ankand për gati 400,000 dollarë dhe një kopje e disertacionit të tij të doktoraturës shitet për 767,000 dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vlerësimi për karrocën e motorizuar të Hawking që u përdor pasi u paralizua, për shkak të sëmundjes ishte afër 20,000 dollarë.

Siç bëhet e ditur, të ardhurat nga shitja e kësaj karrige do të dhurohen për shoqatat humanitare – Fondacioni Stephen Hawking dhe Shoqata e Sëmundjeve Motorike Neurone.

Gjithashtu, teza e doktoraturës së Hawking mbi temën e origjinës së universit arriti një çmim tre herë më të lartë se sa pritej.

Hawking ishte 22 vjeç kur u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike, kështu atij i ishte thënë se kishte për të jetuar vetëm për disa vite.

Kështu sëmundja e lidhi atë me një karrocë dhe nuk mund të fliste pa një sintetizues zëri. Ai vdiq në mars të këtij viti në moshën 76 vjeçare.

Kontributi i tij në shkencë do të mbetet një kujtesë e përhershme dhe një kujtesë e fuqisë së mendjes njerëzore dhe fuqisë së vullnetit për të luftuar për jetë, pa marrë parasysh sëmundjen dhe të gjitha pengesat e tjera. /Telegrafi/

Loading...