Familja kthehet nga blerjet dhe gjen hajdutin në shtëpi – babai nuk mund të qëndronte duarkryq (Video)

  • October 12, 2018 16:00
  • Fun

Christine Henson dhe Mike Reed kishin qenë për të blerë bashkë me katër fëmijët e tyre kur u kthyen në shtëpinë e tyre të martën pasdite për të gjetur një të “paftuar” në kuzhinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mike, 58 vjeç, ka thënë se pasi janë takuar me hajnin, ai nuk mundte të qëndronte duarkryq, me çka edhe e ka goditur dhe shtrirë për tokë hajnin, derisa gruaja e tij tentonte të telefononte policinë.

Në kaos, ajo nuk mundi ta gjejë telefonin sepse hajni edhe kishte marrë edhe atë, duke e futur në dy çanta të mbushura me sendet e tyre, të cilat po përpiqej t’i vidhte.

Siç bëhet e ditur, hajni ishte futur në mes të ditur, duke thyer një dritare, përmes së cilës ishte futur brenda shtëpisë në Grimsby, North East Lincolnshire.

Ai kishte bërë një xhiro nëpër “çdo dhomë dhe çdo sirtar” dhe kishte ngarkuar dy çanta të mbushura me mallra. /Telegrafi/

Loading...