Do gjobiteni 200 mijë euro nëse postoni foto të tillë

  • July 17, 2017 10:28
  • Fun

Në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme të postosh foto “online” të stuhive apo përmbytjeve pasi postimi i këtyre fenomeneve dënohet me ligj.

Ministri i Brendshëm i këtij vendi tha se fotot e përmbytjeve prishin imazhin e vendit dhe do të ndëshkohen me një gjobë deri në 200 mijë euro.

Kjo erdhi pas shumë fotove të postuara “online” pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Emiratet këtë javë, duke shkaktuar bllokim rrugësh dhe anulim fluturimesh.