Çiklisti u përplas për të dhe ia lëndoi kokën, reagimi i mekanikut ishte i çuditshëm (Video)

  • November 09, 2018 16:00
  • Fun

Mekaniku i paemëruar që po rregullonte gomën e një veture, në një rrugë të Britanisë së Madhe, ka pasur një reagim të çuditshëm, kur një çiklist u përplas për të.

Derisa po ngiste me shpejtësi të konsiderueshme, pësoi aksident në cepin e një muri dhe goditi punonjësin duke ia përplasur kokën për veture, transmeton Telegrafi.

“Pse po vjen kaq shpejtë”, ka thënë mekaniku i zemëruar, duke ia hedhur biçikletën edhe pse ai i kërkonte falje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, por për shkak të reagimit të tij qesharak, është bërë virale pas një kohe, duke u pasur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/

Loading...