Budallakia nuk ka fund: Njeriu më i pasur në Kinë i blen qenit 8-të iPhone 7s !

  • November 09, 2018 13:00
  • Fun

Wang Sicong, pronari ekscentrik i qenit të llojit husky me emrin Coco, ka një pasuri prej 430 milionë dollarësh.

Aq i pasur është Sicong, sa në ditën kur është lansuar tipi më i ri i telefonit iPhone 7s, ai i ka blerë qenit të tij tetë sosh, shkruan Daily Mail.

Ai ka publikuar fotografitë e qenit në rrjetet sociale, i rrethuar me kuti të iPhone 7s.

Sicong ka marrë shumë komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke it hënë se qeni është i lezetshëm e plot kanë shpresuar se ai do t’iu japë edhe atyre iPhone falas.

Një iPhone 7 në Kinë, kushton 6988 yuan apo 803$, kurse iPhone 7 Plus kushton 7988 yuan apo 918 dollarë.

Loading...