Brenda fisit të shkëputur nga bota moderne (Foto/Video)

  • October 02, 2018 13:30
  • Fun

Fotografi mbresëlënëse të shkrepura thellë në Amazonën e Brazilit, ku fotografi ka qëndruar për disa ditë me pjesëtarët e një fisi të shkëputur plotësisht nga bota moderne.

Bëhet fjalë për fisin Awa apo Guaja që jeton në pjesën lindore të Amazonës në Brazil. Ata numërojnë rreth 600 anëtarë, ku 100 prej tyre ende nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Edhe pse jetojnë në thellësi të Amazonës shumë pranë kufirit me Perunë, ky fis shpesh pengohet nga trafikantët e drogës që përdorin rrugë alternative për të futur lëndë të ndryshme narkotike.

Revista “National Geographic” në numrin e ri ka publikuar fotografitë e këtij fisi, që jetojnë duke u ushqyer me kafshët që i vrasin me mjetet më primitive siç janë harku me shigjetë. /Telegrafi/

Loading...