Arrest për aktoren gjermane që luajti rolin e një murgeshe, u kap nga policët teksa ekspozohej skaj rruge (Video)

  • October 11, 2018 17:30
  • Fun

Antje Monning nga Gjermania, e njohur për rolin e murgeshës në një serial televiziv, është dënuar me 1,200 euro, për shkak të sjelljeve të pahijshme në publik.

Aktorja 40-vjeçare, i kishte ekspozuar pjesët intime skaj një rruge në Jengen të Bavarisë, gjatë qershorit të këtij vitit, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo kishte vazhduar me këtë sjellje, megjithëse po filmohej nga tre polic civil, që po patrullonin në atë zonë.

“Ishte vendim i momentit, e bëra vetëm që të mahitem me shoqëruesit. Nuk merrem me prostitucion apo gjëra të ngjashme” ka thënë Monning në momentin e arrestit.

Sipas saj, zhveshja në publik nuk do duhej të ishte e ndaluar, ndërsa ka akuzuar policët që nuk ia tërhoqën vërejtjen, por e filmuan në fshehtësi. /Telegrafi/

Loading...