Ahengje befasuese për tre punonjës që u dërgonin pica (Video)

  • November 09, 2018 19:30
  • Fun

Kevin Freshwater nga Essex i Anglisë ka mbledhur shoqërinë, për të bërë ahengje befasuese për tre punonjës të ndryshëm, të cilët u dërgonin pica.

Ata qëndronin në dhomë të errët, derisa iu arrinte porosia, pastaj nisnin të këndonin dhe të kërcenin, për t’i lënë edhe më të befasuar, transmeton Telegrafi.

Madje, njëri prej tyre që dukej më i vjetër, nuk priti gjatë dhe u përfshi në vallëzim. Derisa një tjetër, mbeti i hutuar kur ia afruan tortën me qirinjtë e ndezur.

“Janë heronj që na kryejnë shërbime kur jemi më së keqi, të uritur. Duhet t’i nderojmë gjithmonë” ka thënë Freshwater.

Organizimi që bëri ai u ka pëlqyer edhe të tjerëve, që kanë rekomanduar të provohet gjithsesi prej të gjithëve. /Telegrafi/

Loading...