Zbresin për 10% aksionet e Boeingut pas rrëzimit të aeroplanit Ethiopian Airlines

  • March 11, 2019 13:30
  • Ekonomi

Aksionet e kompanisë Boeing ranë 10 për qind pas rrëzimit të aeroplanit 737 MAX 8 të linjës ajrore të Etiopisë. Ky aksident për kompaninë është i dyti më radhë në vetëm pesë muaj.

Kjo rënie e aksioneve është më e madhja për kompaninë në gati dy dekada.

Një aeroplan Boeing 737 MAX 8 u rrëzua vetëm pak minuta pasi u nis nga kryeqyteti etiopian Addis Abeba në drejtim të Nairobit, duke vrarë të gjithë udhëtarët në bord. I njëjti model i aeroplanit, u rrëzua në brigjet e Indonezisë në muajin tetor 2018 duke vrarë 189 udhëtarë në bord, përcjell Telegrafi.

Boeing në një njoftim tha se hetimi për rrëzimin e avionit të Ethiopian Airlines është në fazën fillestare

“Ne parashikojmë luhatshmëri më të madhe në aksionet e Boeingut. Edhe pse është e hershme për të nxjerrë konkluzione, mund të ketë shqetësime rreth sigurisë”, tha analisti i Morgan Stanley, Rajeev Lalwani.

Në anën tjetër, aksionet e rivalit Airbus u rritën 0.5 për qind. /Telegrafi/

Loading...