Beqaj priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell

  • September 25, 2017 13:04
  • Ekonomi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ministri Beqaj, njoftoi ambasadorin O’Connell për prioritetet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për programin dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të rritjes së aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, përmes përkrahjes së ideve inovative.

Ambasadori O’Connell uroi ministrin Beqaj për detyrën dhe e siguroi se do të jenë partner në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj dhe ambasadori O’Connell, theksuan që inovacionet janë instrument i ri për zhvillim ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/