Tom Hanks merr dhuratë një veturë shumë unike nga Polonia [FOTO]

  • July 17, 2017 09:01
  • Auto

Jemi mësuar që kur bëhet fjalë për veturat e aktorëve të famshëm të Hollywood, ato kryesisht janë vetura të shtrenjta ekzotike si Ferrari apo Lamborghini. Por vetura e fundit e Tom Hanks është një Fiat 126P nga Polonia.

E gjithë historia filloi pas një shakaje në mediat sociale ku ylli i Hollywood-it Toma Hanks kishte postuar fotografi me vetura ironike ku shkruante “kjo është vetura ime e re”. Një ndër fotot ishte me një Fiat 126P në Budapest. Pas kësaj, një ndjekëse e aktorit në rrjetet sociale, Monika Jaskolska deshi që të bëj realitet foton e tij të krijuar me photoshop.

Jaskolska e cila jeton në Bielsko-Biala, vendi ku u prodhua Fiat 126P filloi një aksion online për mbledhjen e mjeteve për blerjen e një veture të tillë për Hanks, transmeton Express. Pasi që u grumbulluan 2310 USD nga komuniteti, u ble edhe vetura Fiat 126P e vitit 1975.

Disa njerëz ndihmuan që vetura të pastrohet brenda dhe jashtë ku tani kjo veturë është më ekstravagantja në llojin e vet.

Kjo veturë do ti dorëzohet Hanks në një ngjarje bamirësie në Bielsko-Biala.