Tesla më në fund e lanson Model 3 që kushton 35 mijë dollarësh (Foto)

  • March 01, 2019 19:00
  • Auto

Në fakt është 36,500, bashkë me pagesën e domosdoshme për transport

Pas disa vitesh pritje, njoftimeve në Twitter dhe anulimeve të rezervimeve nga klientët, Tesla më në fund e ka lansuar Model 3 që kushton 35 mijë dollarë, që e kishte premtuar shumë kohë më parë, transmeton Telegrafi.

Makina e ka nivelin e konsiderueshme të teknologjisë, megjithëse jo edhe luksin që e gjejmë te modelet moderne, të krijuara për tregun e gjerë.

Standard Range Model 3, ka vetëm një motor që mundëson autonomi prej 1350 kilometrash. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 5.3 sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi prej 100 kilometrave në orë.

Në Standard Range Plus, ka autonomi prej 32 kilometrash më shumë, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 225 kilometrave në orë, vetëm se duhet paguar dy mijë dollarë më shumë.

Derisa niveli i sigurisë është i nivelit të lartë, Model 3 ofron edhe dritat LED për mjegull, si dhe sistem të avancuar frenimi.

Enterieri i modelit standard, ka ulëse nga materiali i thjeshtë, audio sistem praktik dhe portën për USB, janë gjërat kryesore që bien në sy. Derisa në Standard Range Plus, vetëm ulëset e kanë mundësinë për ngrohjen e ulëseve.

Ata që janë të interesuar për autopilot, duhet të paguajnë mbi tri mijë dollarë, për këtë Tesla Model 3 që del në treg pas dy javësh. /Telegrafi/

Loading...