Nanoteknologjia do të na mundojë të shohim natën

  • March 01, 2019 01:31
  • Auto

Njerëzve mund t’i ofrohet fuqia e super vizionit, e cila i lejon ata të shohin në errësirë.

Nanogrimcat e vendosura në syrin ruaj i rrisin aftësitë e juaja natyrale përtej gamës normale të ngjyrave dhe të lejon të shohësh rrezet infra të kuqe.

“Ne mund t’i ofrojmë njerëzve mundësinë të shohin natën, pa përdorur dylbitë e veçanta,”- tha shkencëtari Dr.Tian Xue.

Bashkë me zgjerimin e aftësive natyrale Dr. Xue tha se kjo teknikë mund të përdoret edhe si trajtim për njerëzit daltonit dhe të paaftë për ta perceptuar ngjyrën e kuqe.

Ngjyrat që njeriu mund t’’i shoh normalisht janë vetëm një fraksion i vogël i spektrit elektromagnetik, i cili përfshinë dhe rrezet infra të kuqe dhe ultravjollce.

Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen nanoteknologjia mund të përdoret për shërbime sigurie dhe ushtarake, por tani kjo formë e teknologjisë do të vazhdoj të testohet duke përdorur primatë të tjerë.

Loading...