Mercedes GLC i përditësuar brenda, jashtë dhe nën kapak (Video)

  • February 28, 2019 19:30
  • Auto

Motor i ri, metal të përpunuar, sitëm të avancuar informimi dhe sistem të lartë sigurie, janë disa elemente që e përbëjnë këtë model

Gjatë ditës së djeshme, Mercedes bëri të ditur se AMG GLE53, do të shfaqet në Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë javës që vjen, në të njëjtin aktivitet do të prezantohet edhe një crossover më i vogël. Nëpërmjet pamjeve të ndryshme, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se do ta prezanto edhe GLC të ri.

Makina dinamike është vënë në provë nëpër shumë terrene të vështira, nëpër sisteme të ndryshme udhëtimi, duke i kryer të gjitha me sukses. Derisa detajet mungojnë, thuhet se Mercedes GLC është përditësuar brenda, jashtë dhe nën kapak.

Pritet të ketë edhe motor të ri dhe shumë më të fuqishëm se ai i gjeneratës së kaluar, që u prezantua katër vite më parë. /Telegrafi/

Loading...