“Dhabiyan”, automjeti me 10 rrota që është kombinim i kamionit ushtarak dhe veturës civile (Foto/Video)

  • March 01, 2019 16:00
  • Auto

Një sheik i Emirateve ka arritur ta prodhojë një veturë me 10 rrota, që është një kombinim i një kamioni ushtarak dhe një veture civile.

Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan që jeton dhe vepron në Abu Dabi, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram fotografitë e kësaj veture, transmeton Telegrafi.

E njohur si “Dhabiyan”, kjo veturë me motor hibrid është kombinim i kamionit ushtarak Oshkosh M1075 dhe veturës Jeep Wrangler.

Vetura është 10 metra e gjatë, 2,5 metra e gjerë dhe 3 metra e lartë dhe në total peshon 24 tonë.

Sipas sheikut kjo veturë është më e madhja në botë në kategorinë SUV, dhe nën kapak ka motorin gjigant prej 15.2 litra me gjashtë cilindra që prodhon 600 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

Loading...