A ju ka shkyçur Facebook papritmas? Nuk jeni i vetmi

  • September 29, 2018 22:00
  • Auto

Raportohet se Facebook ka pasur rënie të sistemit, edhe pse rrjeti social nuk ka njoftuar për ndonjë problem në kanalet e tij të mëdha të komunikimit.

DownDetector.com raporton se Facebook ka pasur probleme rreth orës 10 të mëngjesit të së premtes, me 105 njerëz që raportuan se kanë probleme me rrjetin social, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se gjysma e problemeve të raportuara kishin të bënin me problemin e qasjes, përderisa 33% thanë se faqja e Facebook kishte rënë plotësisht.

Ky problem u raportua edhe në Kosovë, me shumë njerëz të cilët thanë se papritmas ishin shkyçur nga rrjeti social, ndërsa ishin duke e përdorur.

Loading...